Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha - Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Berisha – Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Në konferencën e përjavshme me gazetarët Berisha theksoi edhe një herë se opozita e ka shpallur armik kryeministrin e vendit Edi Rama. Ish-lideri i PD i kujtoi kryeministrit Rama se do të vijojnë betejën kundër tij, pasi të gjitha akuzat Partia Demokratike ai i ka me fakte. Lidhur me çështjen e inceneratorëve, Berisha tha se Rama e ka kohën e numëruar pavarësisht se çfarë bën.

Berisha: Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën. Kjo është një periudhë që ai vazhdon me metodat e tij grabitqare, por kjo nuk do të thotë që ne kemi hequr dorë nga beteja. Ne do mobilizohemi dhe do t’i japim atë që meriton. Deklaratat dhe akuzat tona janë të bazuara në fakte, por kalë beteje do të jetë çështja e djegësve. Ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjin e vendit, duke pasur shkresën e Agjencisë së Prokurimeve Publike se nuk mund të firmoset, ka firmosur tenderin për të vjedhur. Ky nuk mund të shpëtojë, le të bëjë ç’të dojë. Ky i ka kohërat e numëruara dhe në mënyrë figurative djegësit atje ku djegin plehrat do të djegin qeverinë e tij. Ne i kemi të gjitha me fakte dhe dokumente.

Beteja do të jetë vendimtare, tha Berisha. kryeministri mund ta ketë bllokuar drejtësinë, por jo popullin shtoi ai.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: