Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTCR7 nuk e do më askush

CR7 nuk e do më askush

Cristiano Ronaldo po kalon një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij. Portugezi me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United, por ofertat për të nuk janë të shumta.

Për situatën e tij së fundmi ka folur dhe ish-futbollisti i Liverpool, Jamie Carragher. Sipas tij as Manchester United dhe as ndonjë klub tjetër evropian nuk janë të interesuar të kenë portugezin.

“Gjithmonë kam menduar se ishte një nënshkrim i çuditshëm. Gjithmonë kam ndjerë se kjo situatë do të vinte, edhe nëse Ronaldo do të bënte mirë te United.

Karriera e tij është zgjatur sepse ai është një profesionist i madh, por tani ai është 37 vjeç, do të jetë 38 këtë sezon. Ai është ende një golashënues i madh, por nuk është i njëjti lojtar. Mund të gaboj, por mendoj se asnjë klub tjetër në Evropë nuk e dëshiron atë.

https://ads1.medium.al/www/delivery/afr.php?zoneid=31&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Nuk duket se United mund ta largojë atë, kështu që për momentin klubet e tjera nuk e duan atë. Dhe unë mendoj se nëse pyet Ten Hag , nuk mendoj se ai e dëshiron Cristiano Ronaldon tani”, tha ish-lojtari i Liverpoolit.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: