Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETInceneratorët/ Kreu i SPAK për VOA: Po hetojmë intensivisht. Kemi dosje në...

Inceneratorët/ Kreu i SPAK për VOA: Po hetojmë intensivisht. Kemi dosje në nivel të lartë për korrupsion

Kreu i SPAK, Arben Kraja që ndodhet në Uashington për një vizitë zyrtare, tha për “Zëri i Amerikës” se “Çështja e inceneratorëve është komplekse sepse janë përfshirë shumë institucione që kanë qenë pjesë e këtij aktiviteti është një volum i madh pune. Ne kemi 3 hetime penale për tre inveneratorë, Elbasanin, Fierin dhe Tiranën.

Për dy të parët në kemi arritur disa konkluzione, që janë publike. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshirë edhe zyrtarë, dhe hetimet për inceneratorin e Tiranës do të vazhdojnë deri në fund për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe do përgjigjet kushdo që ka shkelur ligjin.

Ne nuk veprojmë mbi bazë të listave, por të provave. Kemi vendosur të rrimë larg opinioneve të politikës. E rëndësishme është të jemi objektiv në vendimmarrje”, u shpreh ai.

Më tej ai shtoi se “Problemi i korrupsionit në Ballkan, por edhe në Shqipëri është një problem mjaft shqetësues. Është mungesa e ndëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë që janë përfshirë në fenomene korrupsioni dhe për këtë shqetësim në Shqipëri është krijuar një reformë. Është krijuar një strukturë e re, janë ndryshuar shumë ligje dhe kemi dy vite e gjysmë që punojmë për ngritjen e strukturës dhe vijimin e punës.

Padyshim ne bashkëpunojmë me të gjitha strukturat homologe edhe jashtë vendit. Ne kishim një takim me koordinatorin global kundër korrupsionit të emëruar nga sekretari Blinken dhe shkëmbyem mendime për të rritur më tej luftën ndaj korrupsionit. SPAK ka shumë çështje penale në hetim, të bëra publike ose jo. Ne jemi të vendosur për çdo çështje që përfshin zyrtarë të lartë tu shkojmë deri në fund dhe t’i vëmë para përgjegjësisë”, tha Arben Kraja.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: