Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMINafta zbret e zbret, bordi nuk reagonë

Nafta zbret e zbret, bordi nuk reagonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se çmimi i naftës është duke rënë në mënyrë të ndjeshme në bursë. Në postimin e tij në Facebook, Biden thekson se SHBA hodhi në treg një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat, duke bërë që çmimi të ulet.

“Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë, duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë. Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekord”, shkruan Biden.

Çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ndërkohë që çmimi i naftës në bursë vijon rënien, në Shqipëri nuk është reflektuar ende, duke bërë që çmimi të vijojë të mbetet i lartë dhe i papërballueshëm për xhepat e qytetarëve. Në vendin tonë aktualisht qytetarët një litër naftë e blejnë për 221 lekë, çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: