Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIResuli: Pasi vjedhin inceneratorët vjedhin dhe lekët e fermerëve

Resuli: Pasi vjedhin inceneratorët vjedhin dhe lekët e fermerëve

Janë memecë sepse janë të zhytur deri në fyt! Janë memecë se kanë vënë firma mbi dokumenta nga lakmia e parasë dhe kanë mbështetur të inkriminuar apo të lidhur me fije që të çojnë në një drejtim. Në një debat televiziv, pyeta zonjën në cilësinë e drejtoreshës së AZHBR, nëse institucioni që ajo drejton ka dhënë fonde për ortak, aksioner, administrator të inceneratorit të Tiranës?
Përgjigja ishte JO!

Ndërsa sot, na del që inceneratori i Tiranës ka përfituar plot 310,538,28 euro grande nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe Bashkimit Europian, që ishin të dedikuara për fermerët. E thënë ndryshe, po je i qeverisë nuk e ke problem të bësh manovra financiare dhe të përvetësosh pa fund para nga buxheti i shtetit !


Dashamir Cela iu refuzua aplikimi në IPARD, pasi nuk ishte matrapaz apo hajdut si inceneratori i Tiranës dhe u detyrua të falimentonte dhe të emigronte drejt Gjermanisë. SPAK duhet të nisë menjëherë një hetim të thelluar në institucionin e AZHBR dhe Ministrinë e Bujqësisë që të ketë të qartë pasqyrën se ku shkojnë paratë e fermerëve dhe kush është “karteli” që përfiton këto para!

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: