Thursday, August 18, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVOA pyet Krajën: A do të hetohet Sali Berisha?

VOA pyet Krajën: A do të hetohet Sali Berisha?

Kreu i SPAK Arben Kraja ndodhet në SHBA ku ka dhënë një intervistë të gjatë për Zërin e Amerikës. Ai është pyetur nëse institucioni që ai drejton do të ketë ndonjë hetim për personat e shpallur non grata nga SHBA, mes të cilëve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Por kreu i SPAK nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Problemi i korrupsionit në Shqipëri, por edhe në Ballkan është një problem shumë shqetësues. Është mungesa e ndëshkueshmërisë, mungesa e ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë që kanë qenë të përfshirë në elemente korrupsioni dhe si rezultat i këtij shqetësimi është bërë një reformë – është krijuar një strukturë e re, ka ndryshuar shumë ligje dhe kemi dy vite e gjysmë që punojmë, kryesisht për ngritjen e konsolidimin e strukturës dhe për arritjen e rezultateve konkrete.

Pa diskutim që ne bashkëpunojmë me të gjitha strukturat të homologëve, qoftë edhe jashtë vendit për të luftuar këtë fenomen (korrupsionin). Ne kishim një takim me Koordinatorin Global kundër Korrupsionit i emëruar kohët e fundit nga Sekretari Blinken në Shtetet e Bashkuara.

Shkëmbyem mendime në lidhje me nevojën për të rritur edhe më shumë luftën kundër korrupsionit. Pjesa e SPAK-ut pastaj pa diskutim është çështja e hetimeve të çështjeve penale. Çështje penale SPAK-u ka shumë nën hetim, prej atyre të bëra publike dhe që nuk janë bërë publike, sepse kështu është hetimi.

Ne jemi të vendosur që për të gjitha rastet që kemi çështje penale nën hetim apo raste që përfshijnë zyrtarë të lartë, kushdo që të jenë ato, t’i shkojmë deri në fund për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe për t’i vënë para përgjegjësisë kur provohet vepra penale” – tha Kraja. 

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: