Saturday, August 13, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTJa pagat e lojtarëve të Bayernit

Ja pagat e lojtarëve të Bayernit

Në podkastin e Biddle “Bayern-Insider”, gazetari i famshëm Christian Falk (43) flet çdo të premte për temat më aktuale që kanë të bëjnë me klubin më të madh gjerman, ndërsa në edicionin e fundit ka zbuluar pagat e lojtarëve të Bayernit.

Pas largimit të Robert Lewandowski, i cili kishte një pagë prej 25 milionë euro në vit, primatin e mori Sadio Mane, i ardhur këtë verë nga Liverpooli.

Me rreth 22 milionë euro në vit, Sadio Mane është në krye të lojtarëve më të paguar të Bayernit. Ata pasohen në vendin e dytë nga dy kapitenët Manuel Neuer (21 milionë euro) dhe Thomas Muller (20.5 milionë euro).

Tre lojtarët e krahut Leroy Sane (20 milionë euro), Kingsley Coman (20 milionë euro) dhe Serge Gnabry (19 milionë euro) janë thuajse të barabartë dhe pranë tyre ndodhet kapiteni i tretë Joshua Kimmich (19.5 milionë euro).

Përforcimi i fundit i madh i Bayernit, Mathys De Ligt, i ardhur nga Juventusi, do të arkëtojë 16 milionë euro në vit.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: