Sunday, September 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProcedohet penalisht 29 vjeçari për zjarrvënie

Procedohet penalisht 29 vjeçari për zjarrvënie

Lushnjë – Ndezi zjarr në tokën e tij, për pasojë u dogj një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër, procedohet penalisht 29-vjeçari.

Në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 29 vjeç, pasi, në fshatin Bubullimë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasit K. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin R. Ç., 35 vjeç.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: