Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIBordi i karburanteve, rrit benzinën dhe ul naftën

Bordi i karburanteve, rrit benzinën dhe ul naftën

Bordi i Transparencës ka vendosur të rishikojë çmimet e karburanteve, të cilat do të hyjnë në fuqi pas orës 18:00. Kështu nga mbrëmja e sotme, Bordi ka vendosur të ulë me 4 lekë çmimin e naftës dhe të rrisë me 1 lekë benzinën. Ndërkohë njoftohet se mbetet i pandryshuar çmimi i gazit.

Njoftimi i Bordit të Transparencës në datë 9 Gusht 2022

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 200 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: