Wednesday, November 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia arreston një shtetas, procedon 3 të tjerë

Policia arreston një shtetas, procedon 3 të tjerë

Fier – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Levan, Fier, gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij të supit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 20 vjeç, banues në Berat, S. B., 22 vjeç, banues në Fier dhe K. A., 31 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetet e tyre, mallra të ndryshëm, për të cilët nuk dispononin dokumentacion përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: