Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkonë të peshkojë, mbytet në lumin Seman 14 vjeçari

Shkonë të peshkojë, mbytet në lumin Seman 14 vjeçari

Fier – Një fëmijë 14 vjeçar ka shkuar në orët e pasdites për të peshkuar në lumin Seman. Sipas burimeve të informacinit mësohet se 14 vjeçari teksa ka hedhur grepat për peshkim në orët e pasdites i kanë ngecur në lum dhe është futur që të zhbllokoi grepat por rrjedha e lumit e ka marrë dhe nuk ka dal më, pohuan burime nga fshati Suk 1.

14 vjeçari është njëri nga djemtë e Novruz Saka të cilët janë shumë dobët ekonomikishtë, Një ditë më parë pohojnë burime nga fshati Suk 1 vëllai më i madh i sëmurë i kish mësuar si të kapte peshk. Sot paradite 14 vjeçari ka qënë duke luajtur me shokët por në orët e pasdites rrethë orës 18 kish shkuar për të kapur peshk në lumin Seman i cili ndodhet vetëm disa metra larg banesës së tyre.

Po të njëjta burime pohuan se banorë të zonës kanë hedhur rrjetat përgjatë lumit Seman për të bërë të mundur që trupi i të miturit të bjerë në rrjeta e të gjendjet pa përfundur në detin e Semanit.

Po kto burime pohojnë se familja e Novruz Sakës është në gjendje shumë të dobët ekonomike dhe kanë probleme shëndetësore.

Njoftimi i Policisë

Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.

Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: