Sunday, September 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTReja për mediat në itali: Asllani dhe Bajrami, lojtarë të rëndësishëm

Reja për mediat në itali: Asllani dhe Bajrami, lojtarë të rëndësishëm

Trajneri i Kombëtares sonë, Edy reja pasi pa nga afër miqësoren mes Italisë dhe Shqipërisë të moshës U19, dha një intervistë për TMW. Strategu foli për gjithçka duke nisur nga puna e bërë deri me tani, çfarë pret në vijim dhe dha një koment për lojtarët që luajnë në Seria A.

“Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, më pas doli në pah diferenca në cilësi dhe strukturë. Por po rritemi. Në Shqipëri po punohet mirë, stafi është thuajse i gjithë italian, kemi 3 vite atje dhe po bëjmë një punë të mirë. Shpresojmë që të dalin në pah lojtarë për Europianin e ardhshëm, do të donim të punonim edhe me lojtarë që marrin pjesë në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm me ata që luajnë jashtë”, tha fillimisht Reja.

Çfarë mendoni për të rinjtë italianë që shkojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit?

Tregu është bërë ndërkombëtar. Edhe ne në Itali peshkojmë në Afrikë… Sektorët e të rinjve po peshkojnë nga jashtë tani. Për sa i përket ekipit kombëtar, unë e kuptoj problematikën, nëse shikojmë ekipet italiane, ato janë pothuajse të gjitha me të huaj, me disa përjashtim të skuadrave provinciale. Klubet e huaja kanë mundësi të ndryshme nga pikëpamja financiare, shpeshherë janë superiore ndaj atyre italiane.

Çfarë pret nga Seria A dhe në veçanti nga ish-skuadrat?

Shpresoj që Napoli të mund të bëjë njësoj si vitin e kaluar edhe pse janë larguar lojtarë të rëndësishëm. Por ata po punojnë për të afruar disa lojtarë dhe për ta bërë ekipin konkurrues. Më pëlqen Milani, ata mendojnë shumë për nënshkrimet. Ata janë të gjithë lojtarë funksionalë për projektin e Piolit. Interi bëri paraqitje të mirë para fillimit të sezonit, por ende nuk ka treguar atë që prisja.

Si e shihni Lacion?

E shoh Sarrin që vazhdimisht kërkon disa lëvizje… Shpresoj që këta trajnerë të kënaqen për të krijuar skuadra gjithnjë e më konkurruese. Edhe Gasperini ankohet shpesh por bën mirë, përplas grushtet kur ndoshta nuk arrin ndonjë objektiv. Pastaj janë gjithmonë trajnerët ata që e pësojnë…

Mes trajnerëve në shpërthim, a ju pëlqen Italiano?

Më pëlqeu vitin e kaluar dhe atë të mëparshmi, ai po bën mirë. Është një trajner me karakter, shumë i pasionuar, si unë, edhe pse jam qetësuar pak tani. Për mendimin tim ai po bën shumë mirë.

Si e vlerësoni transferimin e Asllanit te Interi?

Asllani, kur ka luajtur ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Unë e bëra të debutonte në miqësoret e fundit dhe tregon personalitet të madh. Ai ka nevojë për eksperiencë për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm, por ai ka treguar që tani gjëra të mira.

Po për Bajramin i cili është objektivi i merkatos i Fiorentinës?

Shpresoj që Fiorentina ta marrë atë, ai është një lojtar i talentuar. Te Empoli ai tregoi gjëra të mëdha, ai duhet të gjejë vazhdimësinë, por te Fiorentina aktuale ai mund të gjejë vend, ai mund të përshtatet si lojtar krahu. Unë e kam vënë të luajë në të majtë, sheh portën dhe ka goditje të mirë. Ai mund të përshtatet me të gjitha rolet pas sulmuesit, ka cilësi nga pikëpamja teknike dhe shpejtësi.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: