Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident në Levan - Tepelenë, 8 persona të plagosur

Aksident në Levan – Tepelenë, 8 persona të plagosur

Mallakastër – Aksident në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër.

Burime policore nga vendi i ngjarjës bëjnë me dije se në aksident janë peërfshirë dy automjete,  nje mercedes benz me targa AA 566CR dhe nje reno clio me targa Italiane  GC131XP. 

Mësohet se në  aksident janë perfshirë 8 persona  te cilet jane derguar ne spitalin e Fierit.

Burime pranë këtij spitali pohojnë se po monitorohet gjendja e të lenduarve të cilët ndodheshin në të dy automjetet.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mberritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.  Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur pranë vendit të aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet e tij.

Mallakastër Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: