Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËDITA E PUTHJES…

DITA E PUTHJES…

Skicë humoristike: Thoma Goga

Sinqerisht nuk e dija se në kalendarin e ditëve të shënuara na qenka edhe “Dita e puthjes”. Përderisa është kjo, ma merr mendja duhet të jetë edhe “Dita e kafshimit”… Si e mësova këtë “ditë të shënuar”, do thoni ju? Duroni e lexoni:
U takuam për kafen e mëngjesit si gjithmonë më mikun tim Selim. Duket si humbameno, po ka njohuri interesante edhe si enciklopedist. Më foli me hollësi për qentë. Më foli për origjinën, rracat, jetëgjatësinë, për ushqimet e tyre.

  • Gruaja ime nuk ndahet nga qeni, – tha. – Dhe ai si qejfli e ndjek hap pas hapi. Tani fle vetëm me qenin. Sa më shumë do qenin, aq më shumë më urren mua. Ndaj më shan torr më torr.
  • Dhe ti sillu pak më me takt,- ia ktheva unë.
  • Që thua zotrote, qeni e bën më mirë atë punë. Ai e ka bërë një çikë më të butë se ajo do më kishte bërë m..t. E di ti Çome, se para ca ditësh ishte “Dita e puthjes”?
  • Jo nuk e di.
  • Nuk e harroj; atë ditë u solla me takt, siç thua zotrote, -vazhdoi Selimi. – Iu afrova gruas me qetësi e dashuri. I thashë se sot është “Dita e puthjes”. Eja të të puth siç putheshim dikur. “Hë, thyej qafën, dashke dhe ti puthje, -ulëriti ajo.- I ke dhëmbët pa larë”.
  • Po ti ç’bëre?- pyeta unë.
  • Hiç. I thashë: – Po qeni kur i lau dhëmbët?!…
  • Selim, o miku im. Ruhu kur të vijë “Dita e kafshimit”…
    Ai e kuptoi ku e vërvita llafin dhe rrufiti kafenë. Eh, e ka zënë belaja mikun tim Selim!
    (TH.G.)
RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: