Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËManjani: Opozita të mos flejë gjum në gusht

Manjani: Opozita të mos flejë gjum në gusht

Gusht është ende por nëse shtatori e zë opozitën politike kështu si sot, nuk kemi gjë në terezi.

Reagimet në plane të kithëta, ose shkurt njëri i bie gozhës e tjetri patkoit, janë të gjitha në favor të qeverisë së grabitjes.

Edhe gjuha kërcënuese e ultimative është në favor të qeverisë grabitëse.

Mungesa e ideve alternative e mbi të gjitha përqendrimi i politikës vetëm tek Berisha dhe Meta është gjithashtu në favor të qeverisë grabitëse.

Berisha harxhon ende kohë publike e merret me nongratëllëqet e sajuara ndaj tij. Meta ende nuk ka dalë nga presidenca, që të ulet me këmbë në tokë e të kuptojë se reagimi i koordinuar është domosdoshmëri.

Ekipet opozitare janë askund. Ide alternative jo e jo…

Rama mjeshtrisht i hedh benzinë zjarrit përvëlues që përçan opozitën dhe konfuzon reagimin opozitar.

Sa më shumë të flitet me gjuhë dhune, urrejtje e fjalor lacash në publik kundër, vetëm e forcon qeverinë, që vetëm grabit qetsisht e me shumicë mbështetëse… Meta, në mënyrë të veçantë duhet ta kuptojë këtë gjë…

Pra njerëzit e shohin që qeverisen nga grabitës, por shohin se ska gjë në anën tjetër dhe kjo është frustruese. Pa shpresë..!

Bashkimi , reagimi i koordinuar, alternativat dhe ekipet janë shpëtimi jo thjesht i opozitës, por i demokracisë.

Hë për hë skemi gjë në terezi!!!

Dhe më në fund një këshillë kam për drejtuesit e opozitës:

Lexojini mirë sondazhet e këtij viti që ka bërë Barometri në EURONEWS.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: