Wednesday, November 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVangjeli: Moti politik do të bëhet më i nxehtë në shtator

Vangjeli: Moti politik do të bëhet më i nxehtë në shtator

Si Ilir Meta, edhe analisti Lorenc Vangjeli mendon se në shtator do të ketë zhvillime në politikën shqiptare, menjëherë pas përfundimit të verës. Vangjeli thotë se moti politik do të bëhet shumë më i nxehtë duke nisur nga muaji shtator dhe se personazhe të njohur, në të majtë dhe të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë. Për të do të ketë edhe lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar dhe në hierarkinë e vetë maxhorancës.

”Ka personazhe të cilëve shumëkush i numëron hektarët që blejnë me emra të afërmish në periferi të Tiranës, që planifikojnë ndërtime luksi në qendër të saj apo edhe inagurojnë komplekse hoteliere në jug të vendit duke rrezikuar të marrë më qafë, dhe seriozisht kësaj here, jo vetëm veten, por edhe lavatriçet e tyre të hekurta”.

Për të vjeshta do të prezantojë hapa të tjerë nga kryeministri Rama, si një para përgjigje për mënyrën sesi Rama do t’i përgjigjet rrjedhës së ngjarjeve dhe si do t’u paraprijë atyre.

“Me gjasë, në vjeshtë Rama do të dëgjohet më shpesh të thotë: “Përgjegjësia është individuale!”. Dhe kjo është shtysa që do t’ia çojë duart tek veshi i atyre që do të përcillen në SPAK kapur për veshi. Ka të drejtë edhe sepse edhe merita për triumfin e katërt të socialistëve në zgjedhje, kështu siç p

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: