Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident në Divjakë, plagoset i riu

Aksident në Divjakë, plagoset i riu

Mbrëmjen e djeshme një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues përbri saj.

Kanë qenë orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur mjeti i drejtuar nga Alfred Qosja 20 vjeç, banues në Divjakë ka dalë nga rruga dhe është përplasur në kanal.

Mjeti është dëmtuar mjaft nga përplasja ndërsa drejtuesi i tij ka përfunduar në spital.

Dalja nga rruga e mjetit sipas policisë lokale ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilin udhëtonte i riu në aksin rrugor Divjakë-Çermë, ku vetëm disa qindra metra larg është dhe qendra shëndetësore Divjakë.

I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka qenë jashtë rrezikut për jetën.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: