Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIFacebook prezanton teknologjinë e re të enkriptimit

Facebook prezanton teknologjinë e re të enkriptimit

Facebook po nxjerr mesazhe të reja të koduara, për të mbajtur të sigurta bisedat në Messenger.

Kriptimi i ri nënkupton që mesazhet mund të lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësi dhe se askush, përfshirë Facebook, nuk mund t’i përgjojë ato.

Kjo vecori e re aktualisht është në testim prandaj për momentin, përdoruesit janë në gjendje  vetëm të kodojnë bisedat individuale të Messenger dhe duhet të zgjedhin për ta bërë këtë.

Në testin e ri, megjithatë, mesazhet do të kodohen si parazgjedhje, me përdoruesit që nuk  do jenë të vetëdijshëm se funksioni është i aktivizuar.

Disa ligjvënës dhe zyrtarë kanë argumentuar se kriptimi duhet të kufizohet, në mënyrë që ata të mund të lexojnë më lehtë mesazhet e kriminelëve të dyshuar.

Grupet e të drejtave dixhitale dhe ekspertët e sigurisë kanë argumentuar megjithatë se nuk është e mundur të dobësohet enkriptimi vetëm për përdorues të veçantë dhe se siguria e shtuar kërkohet për të mbajtur mesazhet të sigurta.

Ky argument është intensifikuar pas përmbysjes së Roe V Wade në SHBA, mes argumenteve se mos kriptimi i mesazheve mund të detyrojë platforma të tilla si Facebook të dorëzojnë të dhëna për njerëzit që kërkojnë abort.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: