Sunday, September 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTLara, skiatoria italiane që garon për Shqipërinë

Lara, skiatoria italiane që garon për Shqipërinë

“Vajza e 15-vjeçares Daniela Cecarelli shkëlqen… me ngjyrat e Shqipërisë” kështu shkruan sot gazeta e përditshme franceze “Le Dauphine’ në suplementin e saj sportit për rrezultatet fantastike që po kor në Amerikën e Jugut (ku tani është dimër) në garat e skive Lara Colturi, italiania 15 vjecare që garon për federatën shqiptare të skive.

Në maj të këtij viti ministri i brendëshëm Blendi Cuci i dha Lara Colturit nënës së saj, kampione olimpike dhe vëllait të saj pashaportën shqiptare, pasi lara vendosi të garojë në kompeticionet e skive më flamurin shqiptar. Pikërisht duke garuar për vendin tonë.

Sportistja italiane dhe familja e saj pajisen me pasaportën shqiptare,  Çuçi: Do garojë për flamurin kuqezi

“Ajo po korr një varg fitoresh në Amerikën e Jugut. Kjo është edhe më e mahnitshme kur shikon kombin që ajo përfaqëson: Shqipërinë. Megjithatë, skiatorja e re nuk është askush tjetër veçse vajza e italianes Daniela Cecarelli, kampione olimpike në super-G në vitin 2002” shkruante “Le Dauphine’.

Por si shpjegohet që një kampione e rrallë, që do të kishin zili ta kishin në skuadrën e tyre kombëtare edhe vende tme traditë në ski zgjodhi Shqipërinë? Këtë e shpjegon gazeta franceze “Le Dauphine’. “Historia e skiatores 15-vjeçare është e pazakontë. Vajza e italianes Daniela Cecarelli, kampione olimpike në super-G në vitin 2002, nuk konkurron për të njëjtin komb të nënës së saj të shquar pasi ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë.

Lara Colturi Archives - Albeu.com

Pse kjo zgjedhje? Argumenti i parë do të ishte dëshira për të ndërtuar një projekt familjar rreth Larës. Në të vërtetë, ajo ka ndërtuar një strukturë private, të titulluar “Ekipi i Artë Cecarelli” me trajnere nënën e saj Daniela Cecarelli. “Për ne është e rëndësishme dhe thelbësore që Lara të ndjekë projektin e familjes, shpjegon ajo në faqet e Corriere della sera. me Shqipërinë ajo do të mund të ketë akses të pakufizuar në gara ndryshe nga aja do të kishte ndodhur po të garonte për Italinë.

FOTOT: Do garojë për flamurin kuqezi, sportistja italiane merr pasaportën  shqiptare - Zgjohu Shqiptar

Përveç kësaj, grupi i ri i skive do të jetë në gjendje të përfitojë nga avantazhe të konsiderueshme financiare për të ndërtuar një karrierë në skijimin alpin. Krahas kontributeve të sponsorëve privatë, ajo duhet të përfitojë nga mbështetja e plotë e federatës shqiptare e cila mendohet të investojë pothuajse të gjithë buxhetin e saj për skiatoren më të re të skuadrës kombëtare” shkruan e përditshmja franceze.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: