Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagoset Admir Bejo, tentoi të vriste 2 vllezër për një femër (video)

Plagoset Admir Bejo, tentoi të vriste 2 vllezër për një femër (video)

Personi që ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kuçovë është Admir Bejo. Bejo rezulton që të jetë person me precedentë të mëparshëm penal. Së bashku me të vëllanë e tij, disa vite më parë ai ka lënë të plagosur me 8 plumba vëllezërit Ardian dhe Saimir Kundja. Bejo u gjet i shtrirë në rrugë, ndërkohë që rrethanat e plagosjes nuk dihen ende.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Beratit dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vitin 2007 ai së bashku me vëllanë, Ilija Bejo kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë dy vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Dy të fundit morën plagë nga plumbat, por i mbijetuan të shtënave. 

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 dhjetorit 2007, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.

Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N. Vëllezërit e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin e qytetit dhe arritën të shpëtojnë.

Shkak për ngjarjen atëherë u raportua një konflikt i vjetër mes vëllezërve të këtyre dy familjeve, që mendohej se kishte lidhje për shkak të një femre nga Kuçova, e cila bashkëjetonte me Ilia Bejon.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: