Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEAnkandi/ 12 mijë euro për ti marr një puthje William Levy

Ankandi/ 12 mijë euro për ti marr një puthje William Levy

Ai është padyshim “crushi” i parë i vajzave me rolet e tij në telenovelat meksiane. Bëhet fjalë për William Levy-in i cili së fundmi ka marrë vëmendjen e të gjithëve në një mbrëmje gala.

Një natë e veçantë u jetua në qytetin e Malaga Spanjë, në gala-në Starlite.

Aty u mblodhën shumë të njohur, me famë kombëtare dhe ndërkombëtare. Veprimtaria synoi të mblidhte para, që më vonë do të shkonin për projektet e bamirësisë.

Gala-ja Starlite, e organizuar nga vetë Antonio Banderas, po festonte edicionin e saj të 13-të. Pjesëmarrja e aktorit kuban 41-vjeçar nuk ishte e zakonshme dhe tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

Image

Por nuk ishte për shkak të veshjeve të tij, që Leavy tërhoqi vëmendjen, por sepse tri puthje të aktorit u nxorën në ankand.

6 mijë, 10 mijë e deri në 12 mijë euro ishin ofertat e paraqitura për të marrë një puthje nga një prej burrave më tërheqës në botë dhe rastësisht për të ndihmuar në bamirësi.

Image

NË ÇFARË DO TË INVESTOHEN PARATË E ANKANDIT?

Paratë e mbledhura nga puthja e një prej aktorëve më të njohur të telenovelave në mbarë botën do të investohen në Fondacionin Starlite. Sipas faqes së saj të internetit, kjo organizatë ka për mision të ofrojë mundësi reale për zhvillim, trajnim dhe përfshirje për ata njerëz, familje dhe komunitete që kanë më shumë nevojë.

Në këtë mënyrë, fondacioni mbështetet nga biznesmenë dhe personalitete të rëndësishme për të ndihmuar në mënyrë aktive në realizimin e projekteve të tyre bamirëse.

Image
RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: