Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËAlbSmartFolk së shpejti pushton botën!

AlbSmartFolk së shpejti pushton botën!

Nga Azgan Haklaj – Projekti AlbSmartFolk së shpejti pushton botën!

Për herë të parë orkestër kombëtare e instrumenteve tradicionale evo, lahutë çifteli, sharki, llautë, fyell.

Lahuta shqiptare e shekullit.

Ministria e Kulturës së Shqipërisë refuzon mbështetjen e këtij projekti shqiptaro-amerikan.

Projekti AlbSmarfFolk është ideuar nga Majlinda Lacaj dhe është një projekt shqiptaro -amerikan që ka mbështetjen e diasporës tonë, por kategorikisht është refuzuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.
Po çfarë është ky projekt dhe çfarë synon??!
Ky projekt fillimisht ka prodhuar lahutën EVO, që do të thotë lahuta orgjinale shqiptare e përmirësuar në mënyrë rrënjësore në aspektin tekniko-akustik dhe e paisur me teknologjinë më të përparuar muzikore që ekziston sot në botë, teknologji made in USA.


Shkurt Evo do të thotë evolucion.
Lahutë Evo, një instrument tradicional i evoluar.
Tashmë me këtë instrument mund të luhet live kudo, që nga sallat e mëdha deri në stadiumet gjigande pa përdorur mikrofona.
Ajo është shumë e lehtë në përdorim dhe është testuar në njërin prej laboratorëve më të mirë në Amerikë.
Sensorët elektronikë të saj janë të teknologjisë së fundit, ndërsa zhaba (sondboard) është lëkurë e dhisë së egër amerikane.
Kjo lahutë pa mëdyshje mund të quhet lahuta e shekullit.


Ky projekt nuk përfshin vetëm lahutën.
Ai është shumë më i gjerë.
Brenda pak ditësh do të kemi çiftelinë evo, llautën e arvanitësve e deri tek arbëreshët e Italisë, sharkinë e Malësisë së Gjakovës.
Shumë shpejt do të kemi një orkestër kombëtare të folkut muzikor shqiptar të këtyre instrumenteve tradicionale.
Për herë të parë në historinë e folkut muzikorë këto instrumente integrohen në orkestrën kombëtare të folkut shqiptar duke përfshirë këtu edhe fyellin.


Për herë të parë e gjithë megaindustria e teknologjisë muzikore në botë do të aplikohet me shumë sukses në instrumentët tanë të folkut muzikorë.


Ky projekt madhor synon rijetësimin e folkut muzikor shqiptar nëpërmjet përmirësimit rrënjësor teknologjik të instrumenteve tradicionale.


Falë këtij revolucioni në fushën e folkut muzikor shqiptar instrumentat e reja EVO ruajnë totalisht traditën historike dhe njëkohësisht përmirësohen në maksimum në aspektin tekniko-akustik.


Për herë të parë instrumentet kryesorë të folkut muzikorë shqiptar janë kompaktibël me të gjithë megaindustrinë që ekziston në botë duke përfshirë qendra zëri, foni, mikserat muzikorë, paisjet multi efekts.


Për herë të parë në sajë të teknologjisë së imlementuar këta instrumente mund të integrohen me të gjitha llojet e instrumenteve të tjerë konvencionalë apo orkestrat e ndryshme përfshirë edhe filarmoninë.
Për herë të parë si artistët ashtu edhe amatorēt e folkut shqiptar e sidomos brezi i ri do ta kenë të mundshme që falë paisjeve të vogla të regjistrojnë në mënyrë profesionale përformancën e tyre në kompjuterat përsonalë, telefonat SMART, apo tabletet e veta.
Për herë të parë folku shqiptar bëhet njësh me teknologjinê SMART, të cilin e përdorin çdo ditë që nga femijët deri tek gjyshërit tanë.
Kjo teknologji mundëson përdorimin e lehtë të instrumentit sistemi elektronik i të cilit lëshon tingull origjinal të amplifikueshëm sipas standarteve teknologjike.


Ky projekt falë mbështetjes së diasporës tonë do të shtrihet kudo në botë.
Ministria e Kulturës së Shqipërisë në vend që ta mbështesë e ta shndërrojë atë me përmasa panshqiptare e ka refuzuar mbështetjen e tij sepse sigurisht nuk ka një platformë për mbrotjen e trashëgimisë shpirtërore shqiptare dhe përshtatjen e saj me standartet e kohës.
I mungon strategjia politiko-artistike dhe platforma artistiko-diplomatike.
Ftoj virtuozët popullorë, mbartësit e folkut, instrumentistët, të gjithë artistët shqiptarë të mbajnë qëndrim.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: