Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTRonaldo: Kam një fletore të veçantë

Ronaldo: Kam një fletore të veçantë

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo është në momentin më të vështirë të karrierës së tij pasi gjatë gjithë verës tentoi të largohej nga Manchester United dhe duket se asnjëherë nuk ka qenë më aktiv në rrjetet sociale dhe kjo i referohet para së gjithash komenteve.

Përkatësisht, Ronaldo i prekur shpeshherë ua shpjegon fansave anën e tij të historisë, ndërsa tani ka shkuar një hap më tej dhe ka paralajmëruar një intervistë në të cilën do të shpjegojë gjithçka që i ka ndodhur muajve të fundit në “Old Trafford”.

“Të vërtetën do ta dini kur të jap intervistën pas disa javësh. Mediat po ju gënjejnë. Unë kam një fletore në të cilën kam shkruar më shumë se 100 lajme që më përmendin në muajt e fundit dhe ndoshta pesë janë të sakta. Imagjinoni se si është situata”, ka shkruar Ronaldo.

Kujtojmë se ka dy probleme për të cilat Ronaldo nuk mund të largohet nga United, përkatësisht se klubi nuk dëshiron ta lërë të shkojë dhe në të njëjtën kohë askush nuk dëshiron ta afrojë.

Një situatë e tillë e dëmton më së shumti United, ndaj drejtuesit e klubit kanë qenë duke menduar për zgjidhjen e kontratës ditët e fundit.

Ndërkohë, Ronaldo prishi marrëdhëniet me trajnerin e ri Erik ten Haag, të cilin as nuk e përshëndeti pas katastrofës ndaj Brentford. Mbetet të shihet se si do të vazhdojë bashkëpunimi i tyre nëse portugezi mbetet në Old Trafford.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: