Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha me fermerët/ Ballkani i Hapur do falimentojë fermat tona

Berisha me fermerët/ Ballkani i Hapur do falimentojë fermat tona

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi të zhvilluar sot me fermerët, për të folur për problematikat me të cilat haset bujqësia në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se qeveria shqiptare nuk po e trajton mirë sektorin e bujqësisë, sektor ky që e ka domosdoshëm subvencionin. Kryedemokrati u ndal edhe tek një nga pikat e Ballkanit të Hapur, hapja e doganës për eksportet bujqësore, teksa tha se do të falimentojë fermat shqiptare.

“Bujqësia është sektori i cili në të gjitha produktet e saj, meriton dhe ka të domosdoshëm subvencionin. Subvencioni në Shqipëri nuk është një humbje financiare por është një histori fitimi për të gjitha palët. Është histori fitimi sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh dhe të garantuar. Mëkëmbja e tij është në interes dikret jo vetëm i familjes por shoqërisë në tërësi. Është në interest ë mbarë shoqërisë. Prodhimi, eksporti janë faktorë të rëndësishëm në krijimin e balancave për një ekonomi të qëndrueshme. Ka një rëndësi shumë të madhe, është një sector i madh punësimi. Në mënyrë absurd, kjo qeveri mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve. Nuk është term i ashpër. Nëse në sistemin fiskal ndëshkon fermerët, sillet si pushtues. Nuk sillet si institucion i ligjit, nuk respekton ato parime që janë të domosdoshme për një shtet ligjor. Ndërprerja e subvencioneve është njëra anë. Por ajo e vendos fermerin shqiptar në kushte krejtësisht të pabarabarta me fermerët e vendeve përreth. Taksimi i njëanshëm me TVSH-në, përbën një ndëshkim tjetër madhor për fermerët, mungesa e stimulit është një akt tjetër i papërgjegjshëm. Hapja e doganave dhe kryesisht tani që flitet në kuadrin e Ballkanit të Hapur, do shënojë falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur 250% importet e bujqësisë nga Serbia. Subvencionet aktuale për fermerët e ish-jugosllavisë kanë qindra herë më të mëdha, se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha prej disa muajsh po kryen takime me intelektualë dhe profesionistë të fushave të ndryshme në Shqipëri, në kuadër të fushatës “Shqipëria në rrezik”.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: