Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBlushi: Nuk ka shtet! Krimi ka shtetin e vet!

Blushi: Nuk ka shtet! Krimi ka shtetin e vet!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas ngjarjeve kriminale të dy ditëve të fundit, të cilat kanë tronditur vendin. 

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se shteti ka rënë, ndërsa krimi ka shtetin e vet. 

Reagimi
NUK KA SHTET! KA VETËM KRIM QË KA SHTETIN E VET!
Katër viktima në më pak se 24 orë është bilanci tragjik i revanshit të krimit dhe pasigurisë së jetës në mbarë vendin. Mungesa e autoritetit të shtetit dhe vigjilencës për të parandaluar dhe goditur krimin përpara se ai të marrë jetët e qytetarëve është një akuzë e fortë për Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit. Të kontrollosh jetën private, “deri edhe mendimet” e qytetarëve nëpërmjet patronazhistëve, por të dështosh me institucionet e ngarkuara me ligj në parandalimin e vrasjeve dhe moskapjen e autorëve të tyre do të thotë se kjo Qeveri është në aleancë me krimin, mburojë dhe frymëzuese e tij. Një Kryeministër që 10 vite në pushtet promovoi krimin dhe trafikun e drogës me ministra në Qeveri, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë në administratë është tregues se në Shqipëri krimi e ka kapur për fyti shtetin. Është Rama përgjegjës që krimi nga nëntoka, ka dalë në publik dhe demonstron forcën para qytetarëve, duke u marrë deri dhe jetën.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: