Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËVRASJET PA NDALESË DHE NDRYSHIMI I KUPOLAVE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR

VRASJET PA NDALESË DHE NDRYSHIMI I KUPOLAVE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR

Nga Daniel Muçaku-

Vrasje pa ndalesë në Shqipëri. Vrasje nga gjaknxehtësia, nga krimi i organizuar dhe krime pasioni. Por me shumë mbizotërojnë vrasjet me pagesë mes grupeve kriminale në fushën e drogës.

Mbrëmë kemi dy vrasje, një në Sarandë se pse me vendose makinën para restorantit dhe po mbrëmë vrasje në Elbasan nga konflikt çasti, siç thotë policia. Por “konflikt çasti” me një silenciator nuk kishim dëgjuar!

Ndërkohë sot në mëngjez në Vlorë dy të vrarë me 60 plumba kallashnikovi nga një bandë e paguar.

Lufta mes bandave po merr jetë njerëzish, por edhe po vriten të pafajshëm, që gjenden rastësisht në vend atentatesh.

Me sa duket po ndodh siç shkruan sot analisti i njohur Artan Hoxha:

“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij mbi uren e Fushë Krujes, shkrova këtë status “Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotem në Vlorë, bilanci i krimeve të rënda dhe atentateve mafioze është me shumë se tragjik.

Nëse në nivelet e larta të krimit të organizuar po ndodh një betejë e pamëshirshme, që tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për të pakten një dekadë në vazhdim, në bazë po zhvillohet një tjetër luftë e frikshme për territor dhe dominancë, e dalë jashtë kontrollit….

Ku shteti tashmë nuk është as spektator, por nje agjensi funerale, që më shumë sesa ekspertë ligjor i duhen marangozë të zotë për të përballuar fluksin e të vdekurve….”- shkruan Artan Hoxha.

Kemi hyrë në vitet e ndryshimit të kupolave drejtues të krimit të organizuar dhe duket se do të ketë vrasje të shumta dhe të pamëshirshme.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: