Thursday, February 2, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDET3 gota me qumësht në ditë për sëmundjen e Alzheimerit

3 gota me qumësht në ditë për sëmundjen e Alzheimerit

Konsumimi i 3 gotave me qumësht në ditëm mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të fundit. Antioksidantët në qumështin e lopës mund të ngadalësojnë plakjen e trurit dhe të mbrojnë kundër Alzheimerit.

Hulumtimi i kryer nga një ekip shkencëtarësh në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kansasit (KU) në SHBA, zbuloi se të moshuarit që pinë tre gota qumësht çdo ditë kanë nivele më të larta të një antioksiduesi të fuqishëm që mund të mbrojë trurin nga plakja dhe sëmundjet e lidhura me plakjen.

Ky antioksidant i quajtur glutathione, ose GSH, ka fuqinë për të parandaluar që truri të “gërryhet” nga radikalet e lira dhe oksidantë të tjerë, të cilët normalisht çlirohen kur truri ynë konverton lëndët ushqyese në energji.

Ky është një proces natyror që shkencëtarët e KU e përshkruajnë si të ngjashëm me “një makinë të vjetër që ndryshket” dhe të cilin ekspertët e kanë lidhur me shumë sëmundje neurodegjenerative, duke përfshirë Alzheimer dhe Parkinson.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: