Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBroja tek Chelsea deri në 2028

Broja tek Chelsea deri në 2028

Armando Broja në mënyrë të papritur ka rinvuar kontratën me Chelsea-n deri në vitin 2028-të. Sulmuesi i kombëtares që në këtë muaj do të mbushë 21-vjeç, merr një kontratë të rëndësishme për të ardhmen.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë ndjesi, është klubi që kam ëndërruar të luaj për të gjithë karrierën time. Është klubi që unë mbështes dhe që dashuroj, këtu kam qenë që fëmijë dhe jam rritur. Është një ndjesi e papërshkrueshme për mua dhe familjen time.

Është një ëndërr e bërë realitet, është fantastike çdo minutë që zbres në fushë sepse bëhet fjalë për një nga klubet më të mëdha të botës. Këtu ka gjithnjë konkurrencë dhe të gjithë kërkojnë të luajnë ndaj jam i lumtur që jam pjesë e Chelsea. Shpresoj të luaj sa më shumë ndeshje dhe të jem pjesë e sukseseve të skuadrës”, u shpreh Broja.

Pronari i Chelseat, Todd Boehly theksoi se Broja është pjesë e projektit të së ardhmes. “Jemi shumë të lumtur që Armando i ka përkushtuar të ardhmen Chelsea-t, është një sulmues i ri shumë emocionues. Është pjesë e projektit tonë të së ardhmes”, përfundoi Bohely.

Image
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: