Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËGeorge Clooney hap shkollën e Filmit dhe Televizionit

George Clooney hap shkollën e Filmit dhe Televizionit

George Clooney ka hapur së fundmi një shkollë që synon të ndihmojë kineastët e ardhshëm. Atij iu bashkuan anëtarët e Bordit Këshillimor të Roybal, Don Cheadle dhe Mindy Kaling për nisjen e shkollës.

“Kur mendon për aktorët, nuk mendon për arsimin, në përgjithësi.  Domethënë, ti më shikon, thjesht mendon: “Oh, ai është vetëm Batmani më i mirë i të gjitha kohërave”, tha me shaka Clooney gjatë ceremonisë.

Ai gjithashtu foli me ET se pse mendonte se krijimi i kësaj shkolle në Los Angeles ishte kaq i rëndësishëm.

‘Ne jemi të emocionuar për këtë. Ndihemi sikur ka një mundësi reale këtu dhe është diçka që mendoj se na ka munguar në industrinë tonë”, u shpreh aktori. “Thjesht ndjeva sikur, nëse shihni një vrimë, përpiqeni ta mbushni atë. Isha në Londër, dhe vura re se është shumë e vështirë në industrinë e argëtimit të gjesh ekuipazh. Prandaj mendova se ne duhet të punojmë për të rregulluar këtë gjë.

Kur u pyet nëse do të jepte mësim, Clooney u përgjigj: Po,unë do të shkoj në klasa. Por nuk do të flas për regjinë apo aktrimin. Thjesht do të ulem me të rinjtë kur ata të jenë duke montuar apo duke bërë dicka tjetër.

Shkolla Roybal e Prodhimit të Filmit dhe Televizionit u hap për herë të parë në qershor. George Clooney dhe partneri i tij i prodhimit Grant Heslov bashkëpunuan gjithashtu me Kerry Washington, Nicole Avant, Eva Longoria, themeluesit e Working Title Films Tim Bevan dhe Eric Fellner dhe me kryetarin Bryan Lourd për realizimin e saj.

Shkolla përshkruhet si, “një akademi e specializuar e vendosur brenda Qendrës Mësimore Edward R. Roybal”, e cila do të mbështesë studentët dhe do i ndihmojë në gjetjen e një pune me pagesë të mirë.

Marrë nga: Daily Mail

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: