Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLENano feston datëlindjen, fik 70 qirinjë mbi tortë

Nano feston datëlindjen, fik 70 qirinjë mbi tortë

Ish-kryeministri Fatos Nano festoi sot 70-vjetorin e tij të lindjes. Ish-lideri i socialistëve ka organizuar një festë të vogël private. Në të kanë marrë pjesë vetëm famuiliarë, miq dhe njerëz të rrethit të ngushtë.

Ka qenë kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali i cili ka zbuluar disa foto nga darka. Krrali është i afërmi i Nanos. Në fotot e festës, Nano shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Xhoana Nano.

“Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!

Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gj atë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, – shkruan Krali në postimin e tij.

Nanos ia uroi ditëlindjen edhe kryeministri Rama që herët në mëngjes me një mesazh në rrjetet sociale. Duke lënë pas ato që ka thënë në të shkuarën për parardhësin Rama e quan Nanon, kryetar.

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, – shkroi Rama. 

May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people, people sitting and indoor
May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 13 people, people sitting, people standing and indoor
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: