Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKapen 46 kg kokainë në portin e Pireut

Kapen 46 kg kokainë në portin e Pireut

Një tjetër sasi e konsiderueshme kokaine është zbuluar nga inspektorët e Doganës në portin e Pireut.

Duke përdorur programin special të analizës së rrezikut dhe softuerin e zbulimit të ngarkesave të dyshimta, ata identifikuan një kontenier, me origjinë nga Ekuadori, me një ngarkesë të deklaruar “banane”. Aty, në makinerinë ftohëse, mjeti vetëlëvizës me rreze X ka gjetur një lëndë organike të dyshimtë. U konstatua se aty ndodheshin 40 pako kokainë, me peshë totale 46 kilogramë.

Kontejneri vinte nga porti i Guayaquil, në Ekuador dhe kishte Selanikun si destinacion përfundimtar. Vlera e sasisë së kokainës llogaritet në 1.92 milionë euro. Droga u sekuestrua dhe i kaloi Autoritetit Portual të Pireut, i cili po kryen hetimet paraprake.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: