Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVasili: Të vëmë para drejtësisë bandën e kryesuar nga Rama

Vasili: Të vëmë para drejtësisë bandën e kryesuar nga Rama

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka bërë një renditje të statistikave në lidhje me pakënaqësitë e qytetarëve me qeverinë.

Vasili shtoi se Rilindja ka vetëm 3 arritje, korrupsionin, paligjshmërinë dhe babëzinë.“Po citoj disa shifra që flasin dhe janë shumë të rënia 83.1 përqind e perceptojnë korrupsionin në nivel të ulët shumë të hapur. 83.7 përqind në nivelin e lartë shumë të hapur. 71.6 përqind nuk ndjehen të sigurt për shkak të kriminalitetit dhe papunësisë.

68. 4 përqind nuk kanë besim tek ndjekja penale e korrupsionit dhe tenderat e sekretë e inceneratorët janë proavë e mos lëvizjes së gishtit nga drejtësia.

Referendumi objektiv për lidhjen e qytetarit me qeverisjen, e vetmja mundësi e artë që qytetarët të vendosin për qeverisjen e të mos jenë të përjashtuar. 41 përqind e qytetarëve, mbi një milionë ca shqiptarë duan të largohen nga vendi.

Të kënaqur me punë e policisë është vetëm 30 përqind e qytetarëve.
Transporti publik, vetëm 32.6 përqind janë të kënaqur.

Falimentimi i plotë i qeverisë, ka vetëm 3 arritje Rilindja, babëzia paligjshmëria dhe korrupsioni. Tre aleatë të Rilindjes për të futur në borxhe shqiptarët. koha e llogaridhënies është sot dhe nuk pret. Duhet të jemi të gjithë në këmbë për të detyruar këtë bandë hajdutësh të kryesuar nga Rama të vëmë para përgjegjësisë dhe drejtësisë popullore”, tha ai.BW

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: