Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIKina shpik maskën që zbulon Covid dhe gripin në ajër

Kina shpik maskën që zbulon Covid dhe gripin në ajër

Maska anti-covid e së ardhmes vjen nga Kina. Ajo do të jetë i pajisur me një sensor të aftë për të zbuluar praninë e infeksioneve ose llojeve të tjera të viruseve në ajër.

Falë pranisë së një xheli dhe të ndihmuar nga ritmi i frymëmarrjes, pajisja mbrojtëse do të marrë mostrat që do të analizohen në kohë reale. 10 minuta dhe përdoruesi do të marrë një mesazh në telefonin e tij celular.

Zbulimi u publikua në një artikull të botuar në revistën “Matter”. Studiues nga Universiteti i Shangait, “Tongji” ilustruan pajisjen inteligjente. Përveç Sars-Cov-2 ajo do të jetë në gjendje të zbulojë edhe viruset e gripit.

Sa i përket përdorimit të saj, “do të funksiononte shumë mirë në hapësira me ajrim të dobët, si ashensorë apo dhoma të mbyllura, ku rreziku për t’u infektuar është i lartë”, shpjegon Yin Fang, një nga autorët e studimit nga Kina.

Pajisja e re do të funksiononte edhe nëse shfaqen viruse të tjera të frymëmarrjes pasi sensori është lehtësisht i rinovueshëm. ©LAPSI.al

Mascherina rileva Covid
RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: