Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJISpotify lançon shërbimin e ri të librave audio

Spotify lançon shërbimin e ri të librave audio

Spotify lançoi katalogun e tij të librave audio sot më  20 shtator. Ai ofron më shumë se 300,000 tituj, duke përfshirë koleksionin e tregimeve të shkurtra të autorit të vlerësuar George Saunders, Dita e Çlirimit, që pritet të dalë në tetor. Zërat e Tina Fey, Stephen Root dhe Michael McKean do t’i bashkohen Saunders në rrëfim.

Shërbimi i tij audiobook do të rivalizojë Audible, në pronësi të Amazon. Audible i lejon përdoruesit të blejnë çdo libër audio  për  7,99 £.

Librat audio përfaqësojnë vetëm një pjesë prej 6 deri në 7 për qind të tregut total të librave, por kategoria po rritet me 20 për qind nga viti në vit, tha Nir Zicherman, zëvendëspresident i Spotify, në një deklaratë. Përdoruesit do t’i blejnë ato nëpërmjet një faqeje interneti të jashtme dhe libri  do të shfaqet në bibliotekën e tyre. Ata do të jenë gjithashtu në gjendje të shpejtojnë audion dhe ta vlerësojnë librin pasi ta dëgjojnë.

Spotify ka disa kohë që ka kaluar nga muzika në forma të tjera audio. Në vitin 2020, ajo lançoi podkaste video për përdoruesit falas dhe Premium dhe shpenzoi  100 milion dollarë për ta bërë përvojën popullore. Nga ana teknike, Spotify e konsolidoi lëvizjen duke blerë Anchor dhe Gimlet në vitin 2019, dhe në vitin 2021, Findaway.

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: