Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa kush është shqiptari që u gjet i groposur në Greqi

Ja kush është shqiptari që u gjet i groposur në Greqi

Policia greke duket se është drejt identifikimit të kufomës së dekompozuar, i zbuluar më 19 shtator në një fushë në fshatin Mouriki të Tebës, pas gërmimeve të eskavatorit që po kryente punime për të vendosur një tubacion nëntoksor.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se viktima është shtetasi Ilir Rrasa, 45-vjeç, pasi në trupin e tij u gjend karta e idenditetit me emrin e tij.

Mësohet se ai është arrestuar në Mars të vitit 2017 së bashku me Elirjan Rrasa dhe Agim Hajdari në Tiranë, pasi akuzoheshin për tre raste grabitjesh lokalesh. Po ashtu, Ilir Rrasa ka qenë i dënuar edhe para se të arrestohej në vititn 2017.

Burime bëjnë me dije se familjarët e Ilir Rrasës nga Elbasani e kanë patur kontaktin e fundit me të më 4 shtator, teksa 15 ditë më pas u gjet i gjysmë i groposur në Greqi.

Trupi i pajetë, sipas burimeve policore, ishte në gjendje dekompozimi. Aktualisht, trupi i viktimës ndodhet në morgun e Athinës për të përfunduar ekspertizat ligjore për të verifikuar nëse ka pasur vdekje të dhunshme

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: