Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËRina Lipa sfilon për markën GCDS në Milano

Rina Lipa sfilon për markën GCDS në Milano

Motra e vogël e Dua Lipës, Rina, është bërë pjesë e sfilatës së “GCDS Spring/Summer 2023” të enjten gjatë Javës së Modës në Milano.

Kjo ishte hera e dytë që ylli merr pjesë si modele në sfilatën e kësaj kompanie, duke qenë se vitin e kaluar bëri hapjen e shfaqjes.

Rina kishte të veshur një fustan të gjelbër të errët në formë rrjete që tregonte trupin e bukuroshes shqiptare në formën më të mirë, ndërsa ishte i përfunduar me disa fije të lëshuara poshtë që e bënin atë mjaft të veçantë.

Pamja e yllit ishte kombinuar me çizme të gjata të zeza lëkure, ndërsa si aksesorë kishte vath të rrumbullakët argjendi dhe të zi.

Për paraqitjen Rina kishte manikyr të bardhë, ndërsa ishte grimi i gjelbër i syve me penel të zi që e bënte dukjen totale edhe më të bukur.

Dua u tregua mbështetëse si gjithmonë, duke postuar motrën në Instagramin e saj ku ka plot 87 milionë ndjekës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: