Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTANëse Putin përdor armët bërthamore, ja cilat vende preken

Nëse Putin përdor armët bërthamore, ja cilat vende preken

Një sulm i mundshëm bërthamor rus në territorin e Ukrainës do të vendoste në rrezik të gjitha vendet e Detit të Zi.

Gjeneralmajor Vadym Skibitsky, një përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, deklaroi këtë të shtunë për kanalin televiziv ITV News, se Vladimir Putin po shqyrton seriozisht mundësinë e një luftë bërthamore.

“Ndoshta Rusia do të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës. Ata do të përpiqen të ndalojnë aktivitetet tona sulmuese dhe të shkatërrojnë shtetin tonë”, tha Skibitsky.

Ai theksoi se ky është një rrezik edhe për vendet e tjera: “Shpërthimi i armëve bërthamore taktike do të prekë jo vetëm Ukrainën, por edhe rajonin e Detit të Zi. Ne kujtojmë historinë e Çernobilit. Ndoshta do të kemi një tjetër katastrofë në territorin tonë, në Evropën Lindore”, tha Skibitsky.

Skibitsky shtoi se pasojat e përdorimit të armëve bërthamore mund të prekin veçanërisht Poloninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

Kujtojmë se më 21 shtator, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi jo vetëm një mobilizim të pjesshëm në Rusi, por theksoi se Moska nuk po luan blofin me kërcënimet bërthamore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: