Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË'Meta nuk ndalet me dosje të prodhuara në zyrat e Ramës dhe...

‘Meta nuk ndalet me dosje të prodhuara në zyrat e Ramës dhe Veliajt’

Ish-deputetja Kejdi Mehmetaj, në një intervistë për Vizion Plus deklaroi se mes PD dhe PL-së nuk ka një dualizëm, por e rëndësishme sipas saj është se kush bën opozitë dhe kush motivon qytetarët.

Jo, nuk ka asnjë dualizëm. Ne gjykojmë që është e rëndësishme që të gjithë faktorët opozitarë, opozita e vërtetë të jetë e rreshtuar ashtu siç duhet përballë qeverisë, me reagimet dhe mbio të gjitha të motivojmë qytetarët me kauzat që ngrejmë. Në këtë situatë nuk është e rëndësishme se kush është i pari, por kush bën mirë opozitë, kush frymëzon me opozitën, kush nuk blihet dhe kush nukl bëhet pjesë e kësaj qeverie. Secili prej nesh që është në opozitë ta bëjë atë me dinjitet dhe pastërti”, tha Mehmetaj.

E pyetur nga moderatorja nëse PD dhe PL do të shkojnë me kandidatë të përbashkët apo jo në zgjedhjet lokale, ish deputetja tha:

“Mendoj që është herët për të folur për emra kandidatësh, sepse të gjitha partitë, përfshirë edhe Partinë e Lirisë  do të kalojnë në fazë diskutimi me bazën për të parë se kush janë kandidatët që do marrin votbesimin e qytetarëve, që mund të jenë edhe qytetarë të thjeshtë të paangazhuar në politikë”.

Mehmetaj tha më tej se dosjet e fabrikuara nga zyrat e emëruara të Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk do e ndalin Metën të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale, ato të përgjithshme apo të jetë në krye të PL-së.

Ajo që mund të them është që angazhimi ynë do të jetë maksimal për të kërkuar votën për Partinë e Lirisë për këshillat bashkiakë, për të pasur rolin tonë. Roli duhet të jetë më i shumtë seç ka qenë dhe nga ana tjetër, zoti Meta e ka thënë që çdo vendimarrje do të jetë në funksion të fitimit në këto zgjedhje. Mund të jenë kandidat të shoqërisë civile, figura të spikatuar në qytetet e tyre, persona të papërfshirë në politikë. Zoti Meta ka qenë i qartë në këto qëndrime. Dosje të manipuluar në zyrat e emëruara të Ramës dhe Veliajt nuk munden kurrësesi ta bënin pis zotin Meta në këtë drejtim dhe përkundrazi ta pengonin atë të ishte aktiv në politikën shqiptare”, tha Mehmetaj.

Ish-deputetja më tej komentoi edhe takimin e Ilir Metën me ambasadoren Yuri Kim.

“Unë gjykoj që çdo tentativë që Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij bëjnë mbi normalen dhe aq më tepër për të penguar figura si Meta për të kandiduar përball tyre tregojnë frikën dhe nga kjo përballje ata do të dalin të humbur. Asgjë që ata mund të bëjnë nuk do ta pengonin zotin Meta për të garuar dhe për të qenë në krye të Partisë së Lirisë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe në vazhdim në zgjedhjet e përgjithshme”, tha ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: