Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAvokatët në Fier probleme me gjykatën e Apelit në Vlorë, gjykatës Fier...

Avokatët në Fier probleme me gjykatën e Apelit në Vlorë, gjykatës Fier i shtohen katër magjistratë

Fier- Avokatët e Fierit probleme me çështjet në gjykatën Apelit në Vlorë. Trupa gjykuese e gjykatës Fier ende me vakanca

Trupa e gjyqtarëve në gjykatën e shkallës parë në Fier duhet të ketë 15 gjyqtarë, por ka funksionuar me 5 gjyqtarë çka ka bërë që procese gjyqësore penale apo civile të kishin zvarritje. Ardhja e 4 magjistratëve të rinjë këtë vit e çoi në 9 numurin e gjyqtarëve që sipas avokatëvetë dhomës avokatisë Fier Ervis Goxhaj dhe Ermal Hamataj ndikon në uljen e kohës së gjykimit të çështjeve si ato penale ashtu edhe ato civile

Për avokatët e Fierit problemi qëndronë tek gjykata e Apelit në Vlorë e cila mbulon Shqipërinë e Jugut ku prej afro katër muajsh ka pezulluar gjykimin e çështjeve civile. Kjo gjykatë funksionon vetëm me një trupë gjykuese nga katër që duhet të ketë. Ngjeshja e çështjeve penale ka bërë që çështjet civile të tilla si për pensione, zgjidhje martesash etj të mos gjykohen

Me zbatimin e reformës së re gjyqësore duke u mbyllur gjykata e Lushnjes, tre apo katër gjyqtarë të kësaj gjykate do ti bashkangjiten trupës së gjykatës së Fierit çka dë të shkurtojë kohën e gjykimit të çështjeve gjyqësore si ato penale ashtu edhe ato civile, por ngërçi që nuk po merr zgjidhje ështl gjykata e Apelit në Vlorë e cila shkrihet dhe tashmë qytetarët duhet të enden Tiranës për një kohë relativisht të gjat për problemet që do të kenë në gjykatën e Apelit

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: