Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAExit Poll/ Kush i fitoi zgjedhjet në Itali

Exit Poll/ Kush i fitoi zgjedhjet në Itali

Kanë dalë para pak çastesh rezultatet e Exit Poll-eve të para për zgjedhjet që u mbajtën këtë të diel në Itali. Sipas tyre në krye të rezultateve është “Fratelli d’Italia” e Giorgia Meloni me 23.5% të votave. Kështu ajo shkon drejt karriges së kryeministres së vendit. 

Pas ndjek Partia Demokratike e së majtës me 20.3% të votave. “Levizja 5 yjet” vjen me 16.1% të votave dhe e katerta “Lega” e Mateo Salvinit me 9.6% te votave. Ndërsa “Forza Italia e Sivio Berlusconit shkon nga 6 ne 8% të votave. 

Ajo që ka më shumë rëndësi janë koalicionet. Sipas Exit Poll, qendra e djathtë shkon nga 41,5% – 45,5% të votave. Pjesë e saj janë Meloni, Berlusconi dhe Salvini. Në këtë mënyrë ata do të merrnin nga 219 në 257 deputetë në Dhomën e Ulët. 

Ndërsa qendra e majtë shkon nga 25% në 29% që përkthehet nga 68 në 104 deputetë. Lëvizja 5 yjet mund të luhatet nga 14% në 18% me 21 deri në 51 deputetë. Rënie e dukshme për këtë forcë. Ishin 51 milionë italiane që kanë të drejtë vote. Qendrat u mbyllën në orën 23.00 dhe deri atëherë votuan 64.67% e zgjedhësve. Pjesëmarrja duket më e ulët se në 2018-ën kur dolën të votonin 73.3% e zgjedhësve.    

Lajm në përditësim…

Koalicionet në Senat

Koalicionet në Senat

Koalicionet ne Dhomen e Deputeteve
Koalicionet ne Dhomen e Deputeteve

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: