Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAVritet vajza bionde e Iranit, simbol i betejës kundër mbajtjes së shamisë

Vritet vajza bionde e Iranit, simbol i betejës kundër mbajtjes së shamisë

Vritet gjatë protestave në Iran, Hadith Najafi. Ajo ishte vajza bionde që u bë simbol i revoltave kundër detyrimit të vajzave për tu mbuluar me shami pas vdekjes së Mahsa Aminit.

Në rrjete të ndryshme sociale është raportuar se Najafi u qëllua gjatë protestave në qytetin Karaj. Ishte gazetarja iraniane Masih Alinejad që në profilin e saj në Twitter shkroi: “Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba”.

Në videon e fundit para se të vdiste, Najafi shfaqet duke lidhur flokët e saj të gjatë biondë me llastik dhe duke rregulluar syzet gati për t’iu bashkuar demonstratave.

Që nga ai moment e reja nuk u kthye më e gjallë në shtëpi. Sipas të njëjtave burime ajo kishte marrë 6 plumba në gjoks, fytyrë, qafë. Brenda këtij muaji ajo mbushte 24 vjeç.

Forcat e policisë janë të dislokuar në një numër të madh në rrugë që prej nisjes së tubimeve. Kanë qenë të shumtë të rinjtë që kanë dalë në rrugë pas vdekjes tragjike të Mahsa Aminit e cila u rrah barbarisht nga “policia e moralit” derisa humbi jetën. Ajo ishte gjetur në rrugë pa mbulesë në kokë dhe u dërgua në një qendër riedukimi.

Iran, uccisa Hadith Najafi la ragazza di 20 anni simbolo delle proteste nel paese - Gazzetta del Sud
Hadith Najafi

Protestat

Hadithi është një tjetër viktimë e represionit të forcave iraniane të sigurisë kundër demonstruesve. Llogaritet se të paktën 41 persona janë vrarë në këti tubime nga forcat e rendit. Megjithatë të rinjtë nuk i kanë ndalur protestat prej 9 ditësh. Ata kërkojnë drejtësi për vdekjen e vajzës së re, liri, të drejta dhe një shtet demokratik.

Kortezhet drejtohen nga gra, shpesh shumë të reja, të cilat sfidojnë aparatin e sigurisë duke lëshuar flokët, duke hedhur ose djegur hixhabin, mbulesën e detyrueshme që është një simbol themelor i Republikës Islamike.

Iran restricts internet as Mahsa Amini protest deaths mount and UN calls  for investigation - Egypt Independent
Mahsa Amini

Mijëra persona janë arrestuar. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dhunën e policisë ndaj njerëzve të ndaluar para një komisariati në Karaj. Të paktën 17 gazetarë kanë përfunduar në burg. Raportimet flasin për presion nga inteligjenca ndaj drejtorëve të gazetave dhe televizioneve për të bllokuar lajmet për protestat.

Pavarësisht censurës, artistë, mësues, intelektualë, gazetarë janë rreshtuar në mbështetje të protestuesve paqësorë. Regjisori dy herë fitues i çmimit Oskar, Asghar Farhadi, i kërkoi botës të tregojë “solidaritet” me protestuesit. Ai i quajti guximtare gratë e vendit të tij. “Gratë, jeta, liria”; “Irani është një”; “Mos kini frikë, ne jemi të bashkuar”, këndojnë të rinjtë në sheshe.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: