Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË33 shprehje popullore tipike shqiptare

33 shprehje popullore tipike shqiptare

Nga Hazbi Dida, publicist

  • Po nuk dhè atë që të dhimbset, nuk merr atë që do.
  • Mos thuaj hopa, pa e kaluar kanalin.
  • Copës shikoj anën, goces nanën.
  • Gjuha kocka nuk ka, por nga gjuha të thyhen brinjët.
  • Nuk piqen gjilpërat majë – më – majë.
  • Kur i bën nder dikujt, shkruaje në rërë. Kur të bën dikush, gdhende në gurë.
  • Të rroje kosherja se bletët ikën…
    -Aty ku nuk je i mirëpritur mos shko, madje edhe aty ku të presin shko rrallë.
  • Po i dhè lek armikut mund ta fitosh një mik, po i dhe mikut i humbet të dyja; mikun dhe lekun.
  • Vetëm behari është jorgani i fukarasë.
  • Kur fiton shtatë dhe prish tetë, pse e mban atë dreç kuletë ?!.
  • Kush ka kohë për të sharë, s’ka kohë për të dashtë.
  • Kali i kuq e ka një huq, po ky i imi e ka dhe ngjyrën.
  • Hunda në lis, morri në kurriz.
  • Ziliqarit mos ja trego as ëndrrën.
  • Sa vrima ka muri, aq halle ka burri.
  • Kur qesh gruja qesh shpia, kur qesh burri zgërdhihet kojshija.
  • Te panjohurit priti sipas veshjes, por përcjelli sipas mendjes.
  • Tangerlleku vjen me këpucë dhe ikën zbathur.
  • Kur të kafshon gjarpëri, ke frikë edhe hardhucën.
  • Gratë e huaja janë më të bukura, por vec e jotja ta qanë hallin.
  • I mirë dhe i pafat, përfundon tek i ligu argat!
  • Burri i dobët, rritet nën hijen e babës!
  • Më mirë me të ngel merak ndonjëherë, se me i ra pishmanit gjithmonë!
  • Kush mban shkallë dhe flet për tokè mos i beso, ai është më i rrezikshëm se hajduti. (politikanëve)
  • Njerzit që kanë trurin e vogël, kanë gojën e madhe..
  • Pas një mashkulli të suksesshëm, fshihet një femre fortë, zakonisht ajo është nëna.
  • Ujk në shpi, qengj në rrugë.
  • Lëre se na ngordhi gomari, po nuk na lanë rehat as mizat.
  • Nëse qeni yt leh dhe ti s’ke buk as për vete, falenderoje kojshinë.
  • Po vajte i paftuar, gjen sofrën pa shtruar.
  • Ku nuk vë mend, vej lek që të kryesh punë !
  • Askush nuk t’a mbyll derën qe zoti t’a hapi.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: