Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËA DO TË JENË KËTA KANDIDATËT PËR TË DREJTUAR BASHKITË SOCIALISTE TË...

A DO TË JENË KËTA KANDIDATËT PËR TË DREJTUAR BASHKITË SOCIALISTE TË QARKUT FIER?!

Nga Xhemil Beharaj – Në mbledhjen e ditës së sotme në selinë e PS në Tiranë Rama u ka bërë të qartë socialistëve që të ndezin motorrat për të pasur një fushatë të fuqishme pasi përballë nuk kanë më një opozitë të drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi por një opozitë akoma më të “egër” pasi drejtohet nga “non grata” Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Kur thotë një fushatë të fortë Rama ka parasysh se në disa qarqe apo bashki opozita nuk ka elementët e duhur, për të mos thënë që fitoren 90% e ka në “xhep” si në bashkitë Fier, Patos pasi opozita e ka të vështirë që të nxjerr një figurë  dinjitoze që të dal fitues përballë kandidatit socialist.

Bashkitë Mallakastër, Patos, Roskovec, Lushnje kanë dhënë prova se janë drejtuar edhe nga demokratët edhe nga socialistët pasi elektorati i këtyre zonave ka ditur të votojë e të zgjedhë  jo vetëm socialistë por edhe nga demokratët si dhe nga ish LSI sot PL.

Nga ana tjetër Edi Rama ka treguar se nuk është i qëndrueshëm kur thotë emra kandidatësh pasi këta i vendos në 30 minutëshin e fundit të përfundimit afatit dhe nisjes së fushatës elektorale.

Për bashkinë Mallakastër burime nga selia rozë pohojnë se kryetari aktual Qerim Ismailaj nuk do të jetë më kandidaturë për kreun e kësaj bashkie ( asgjë nuk dihet deri në 30 minutat e fundit të përfundimit të shpalljes kandidaturave) sikundër Rajmonda Balilaj  pasi kjo e fundit ka tre mandate në krye të bashkisë Patos, nuk ka se çfarë të sjelli më qytetit naftëtar, thonë burime nga selia rozë dhe duhet një figurë tjetër ku sipas zërave në korridore  thuhet se Antoneta Dhima deputete e PS që mbulon zonën e Patosit mund të vendoset si kandidaturë por edhe Baftjar Zeqo si  ish banor i Patosit dhe duke qënë për një koë të gjatë në krye të PS Patos, të bashkisë Patos, të kompanisë Albpetrol etj.

Në bashkinë Roskovec thuhet se do të rikandidojë përsëri Majlinda Bufi pasi ka pasur sukses në qeverisjen vendore dhe ka kryer një transformim rrënjësor të Roskovecit me investimet e qeverisë Rama.

Në bashkinë e Lushnjes thuhet se do të rikandidojë përsëri kryetaria aktuale e kësaj bashkie, por ka dhe zëra se një  kandidaturë e mundëshme mundë të jetë dhe socialisti i vjetër me kontribute në PS Lushnje, mjeku ortoped Astrit Xheka.

Në bashkinë e Divjakës thuhe se kryetari aktual i bashkisë Alfred Kokoneshi nuk do të kandidojë më për shkak të disa thashethemeve të opozitës se ky paska probleme me drejtërinë italiane dhe për të anashkaluar këtë gjë Rama do të vendosi një tjetër kaniddaturë.

Në bashkinë Fier ka zëra nga më të ndryshmet për kandidatura që nga rikandidimi i Armando Subashit deri tek emra si Petro Koçi, Ervin Koçi, Antoneta Dhima.

Armando Subashi ka dy mandate në krye të bashkisë por lakimi nga ana e opozitës për aferat e inceneratorit dhe hetimet e SPAK ka shumë mundësi që Rama nuk do ta rivendosi për kandidim Subashin edhe pse ky ka disa kohë që rri shumë afër me Taulant Ballën dhe ka nisur të publikojë shumë punë të kryera në rrjete sociale për investimet e kryera në bashkinë Fier nga fondet e qeverisë.

Nga ana tjetër është Petro Koçi që e kërkon një kandidim për kreun e bashkisë Fier pasi jo pak herë ka qënë kondravers duke bërë deklarata në media për afera korruptive në zhvillime tenderash sikundër Koçi bën pjesë në “klanin” e Baftraj Zeqos që kanë mbështetejen e pensionistëve socialsitë pasi Zeqo kur ishte kryebashkiak u qëndronte afër atyre.

Por shumë mundësi ka që mund të jetë kandidaturë tjetër për bashkinë Fier edhe ish kreu i tatimeve, ish deputeti Ervin Koçi i cili ka mbështetjen e klanit “Zeqo”, dhe të myzeqarëve. Në të njëjtën linjë  duke pretednuar se si myzeqare duke pasur mbështetjen e  tyre mundë të vendoset edhe deputetja aktuale e PS Antoneta Dhima. Kjo po luftonë që të vendoset por sesa do tia arrijë kjo varet nga Edi Rama që si e tham edhe pak rreshta më pispër  ai vendos në “çakun” e fundit, ashtu si bëri me ish LSI-tin Bardhi Meli i cili kur hodhi teserën e LSI e ju bashkua PS u premtua se do e vendoste Rama kandidaturë për bashkinë Patos por në minutat e fundit “shtesë” Rama e la jashtë dhe rivendosi Rajmonda Balilin.

E ndërkohë që socilaistët kanë llojshmëri kandidaturash e intelektualësh për të kandiduar në krye të  bashkive të qarkut Fier, PD apo PL ende nuk flitet për emra, apo kandidatura që mund të jenë pasi edhe 10 vjet në opozitë intelektualë të shumtë të opozitës janë larguar jashtë vendit apo i kanë mbajtur larg selive të partive dhe kjo i ka lënë me dyshime opozitarët të cilët jo pak herë thonë “ore mirë erdhën zgjedhjet lokale, por kë do vendosim kandidatë për kryenashkiak?!” Dhe kjo nuk lihet në sekondat e fundit, nuk kërkohet furriku për të bërë vezën kur kjo vjen për të dal, thotë një fjalë e urtë, por duhen muaj e vite të punohet që të arrish suksesin, pasi dihet shumë mirë që në kaq vite demokraci vetëm një mandat e kanë qeverisur bashkinë Fier demokratët. Të presim kandidaturat e opozitës së bashkuar se cilat do të jenë ato për të gjashta bashkitë e qarkut Fier

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: