Thursday, February 2, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedKosova merr vendin e dytë, Muriqi udhëheq Dardanët 5-1 ndaj Qipros

Kosova merr vendin e dytë, Muriqi udhëheq Dardanët 5-1 ndaj Qipros

Të dytët pas Greqisë, por për Kosovën sigurisht kaq nuk është mjaftueshëm. E megjithatë Dardanët e Giresse kanë arritur një fitore spektakolare përballë Qipros, e dërrmuar 5-1, duke e mbyllur me fitore Ligën e Kombeve për këtë sezon. Kosova bëri një përfaqësim pozitiv kundër qipriotëve, e shoqëruar me rezultat.

Goli i Muslijes i shënuar në gjysmën e pjesës së parë (22′) zhbllokoi ndeshjen duke e bërë të thjeshtë për kosovarët. Qipro e ndjeu presionin që vinte nga të gjitha anët, por e pati të pamundur të mbyllë Radshanin apo Muriqin. Goli i dytë në shtesën e pjesës së parë nga Rrudhani e çoi Kosovën në pushim me një qetësi që skuadre e Giresse e reflektoi pas rifillimit.

I treti nuk vonoi dhe Rashani shënoi në asistin e dytë të mbrëmjes së Muriqit, në minutën e 47. Sulmuesi i Mallorca pastaj u ngjit vetë në katedër, me një dygolësh që hodhi në tapet Qipron. Goli i Roberge në të 81 nuk bën asnjë dëm për Dardanët, që e mbyllën turneun në vendin e dytë në grup. Në këtë fushatë të Ligës së Kombeve, Kosova u rendit pas Greqisë, ndërsa Qipro do të duhet të luajë në Ligën D sezonin e ardhshëm.

REZULTATET E MBRËMJES

League A: Group 2 UEFA Nations League
Portugal 0-1 Spain
Switzerland 2-1 Czech Republic
UEFA Nations League League B: Group 1
Republic of Ireland 3-2 Armenia
Ukraine 0-0 Scotland
UEFA Nations League League B: Group 2
Albania 1-1 Iceland
UEFA Nations League League B: Group 4
Norway 0-2 Serbia
Sweden 1-1 Slovenia
UEFA Nations League League C: Group 2
Greece 3-1 Northern Ireland
Kosovo 5-1 Cyprus

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: