Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShqipëria e fundit në grup/ Reja nuk jep dorëheqjen, Strakosha kritikon, Cikalleshi...

Shqipëria e fundit në grup/ Reja nuk jep dorëheqjen, Strakosha kritikon, Cikalleshi emocional

“Të vjen keq që të humbësh një ndeshje të tillë, është shumë keq. Kur je në avantazh, kishim mundësi që të mbyllnim ndeshjen, nuk ia dolëm, dhe duhet të kërkojmë ndjesë, përfshirë edhe nga unë”. Edoardo Reja ndërhyn në konferencën për shtyp, duke marrë përgjegjësitë. Por kush mendonte një deklaratë dorëheqje të teknikut italian, duhet të ketë mbetur i zhgënjyer. Reja ka mbrojtur punën e tij, duke shpjeguar edhe gjendjen e lojtarëve: “Të gjithë, edhe unë, nuk më ka pëlqyer vetja, ekipi. Kemi bërë shumë gabime. Ne kishim më parë lojtarë të fortë fizikisht, mora Ajetin, mbrëmë me temperature. Sot u dëmtua Ismajli. Ishte masakër e plotë, kishim mungesa. Ata që luajtën, kanë bërë të tyren, por ndonjë mangësi e kishim, kemi bërë një reagim të mirë, por në periudhën e fundit ekipi nuk u përgjigj ashtu siç e prisja”.

Italiani shkon drejt fundit të kontratës, duke e mbyllur ndeshjen e fundit kompetitive. Pikërisht kundër Islandës, skuadër ndaj të cilës debutoi në 8 qershorin e vitit 2019, duke mbyllur praktikisht një cikël: “Nuk kam asnjë peng, kemi bërë një punë të shkëlqyer, kemi krijuar një grup të shkëlqyer. Nuk kërkoj justifikime, marr përgjegjësi se trajneri merr përsipër fatet e ekipit. Kur nuk ka rezultate, jam i pari që jam fajtor – analizoi tekniku, duke kundërsulmuar kritikët -. E kam ndërgjegjen e pastër se kam punuar me seriozitet dhe sakrificë. Unë marr përgjegjësinë, nuk kam probleme, kam pranuar shumë situata, nuk kam folur. Kam marrë kritika të drejta e të padrejta, kjo është puna jonë. Nuk më interesojnë kritikat. Por rezultatet nuk erdhën, për një arsye apo tjetër kanë ndodhur situata që nuk arrij t’i kuptoj”.

E ARDHMJA

Tani, është i pashmangshëm takimi me presidentin e FSHF-së Armand Duka për të vendosur të ardhmen. Dorëheqje nuk do të ketë, sepse Reja e ka bërë të qartë se pret vendimin e numrit 1 të futbollit shqiptar: “Nuk e di, nuk mund të dihet se çfarë ndodh, fati im është në duart e presidentit. Unë kam kontratë deri në nëntor, pastaj do të takohemi ndoshta këtë javë dhe do të flasim e gjejmë një zgjidhje. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë, kemi ndërtuar një ekip të mirë, jemi ngjitur në kategori”.

Të gjithë, edhe unë, në periudhën e fundit, nuk kemi dhënë atë që mund të jepnim. Edhe pse kishim shumë mangësi të rëndësishme lojtarësh ekspertë. Kishim 7-8 lojtarë që mund të cilësohen titullarë. Megjithatë, të mos gjejmë justifikime, kam gjetur të rinj se tani duhet bërë bilanci dhe të shohim cilët janë lojtarë funksionalë për ekipin dhe në këtë pikë duhen bërë zgjedhje”. Edoardo Reja ka bërë 34 ndeshje në krye të pankinës shqiptare, duke arritur 13 fitore, 13 humbje e 8 barazime.

Kapiten me shirit në krah, por me një rezultat zhgënjyes në fund të një ndeshje të dominuar. Islanda rrëmbeu barazimin 1-1 në Arena Kombëtare, duke e lënë Shqipërinë në vendin e fundit dhe pa fitore. Sokol Cikalleshi nuk e kapërcen dot këtë rezultat, që e con serinë e ndeshjeve pa fitore në 7. Sulmuesi paralajmëron ndryshime të forta: “Përgjegjësia është e të gjithëve dhe pavarësisht se kush luan, vazhdojmë të jemi në një moment jo – tha sulmuesi -. Ky gol në minutën e fundit ishte shkatërrimtar edhe për faktin në çfarë gjendje ishin. Gjërat duhet të ndryshojnë, çfarë duhet të ndryshojmë e cilin nuk më takon mua ta them”.

Sulmuesi, megjithëse referimi duket krejtësisht në drejtimin teknik të skuadrës, është gati të sakrifikohet: “Meqë kisha shiritin mund të them që vetëm një gjë. Nëse duhet të largohet Cikalleshi, jam gati ta bëj. Vetëm që kombëtarja të jetë ku duhet. Unë marr përgjegjësitë e mia. Se çfarë duhet të ndryshojë e kush, këto duhen analizuar. Vetëm një ndjesë e madhe për të gjithë ata tifozë që na kanë parë me kombëtaren”, e mbylli Cikalleshi.

Zhgënjim. Nuk ka fjalë tjetër për të përcaktuar gjendjen shpirtërore të lojtarëve të kombëtares, pas 1-1 me Islandën. Shqipëria mbeti e fundit, edhe pse luajti në shtëpi për 80 minuta në superioritet numerik. Një moment i vështirë që lojtarët: Strakosha, Lenjani e Abrashi i kanë dhënë zë, duke theksuar mungesën e një grupi të vërtetë…

STRAKOSHA

I rikthyer titullar mes shtyllave në dy ndeshjet e fundit, Thomas Strakosha e ka shpërndarë përgjegjësinë mbi lojtarët dhe trajnerin: “Jemi në një moment të vështirë. Duhet të kuptojmë që grupi nuk është si duhet, ndonjë fitore vjen edhe nga grupi. Duhet të jemi me shumë personalitet në fushë, mos presim nga trajneri. Duhet ta formojmë grupin vetë. Duhet të bëjmë kritikë te vetja. Fati është me më të fortët. Në Izrael luajtëm me frikë. Duhet të jemi vendimtar në fushë. Kur ishim 11 kundër 10 duhet të gjenim golin e sigurisë. Mungoi fati, pjekuria, por edhe përqendrimi në minutat e fundit”.

LENJANI

Autori i golit, Emir Lenjani, nuk ka arritur ta festojë si duhet golin me kombëtaren. Barazimi në shtesë ka venitur cdo kënaqësi të mesfushorit: “Jam i lumtur që shënova golin, por jo për rezultatin. E kishim analizuar lojën dhe u fokusuam te gabimet në fund. Duhet të mësohemi që mos të na ndodhë më – tha lojtari i Ümraniyespor -. Në kohën e De Biazit nuk kishim lojtarë që luanin në liga shumë të mira. Kemi lojtarë që luajnë në Seria A, në La Liga. Tani kemi më shumë kualitet, më shumë cilësi.

ABRASHI

“Është e vështirë për t’i gjetur fjalët për këtë ndeshje. Abrashi nuk bën gola, por duhen të gjithë çunat që të luajnë për Kombëtaren të japin maksimumin”. Amir Abrashi e nisi kështu fjalën e tij, pa ngurruar të japë ndonjë kritikë për shokët e skuadrës: “Kur vijnë këtu duhet të dinë për çfarë luftojnë. Duhet të jemi krenar për këtë Kombëtare. Por disa çuna janë të rinj. Duhet t’i mësojnë këto gjëra. Ne kualitetin në ekip. E kemi më shumë se kurrë. Por duhet të bashkohemi si grup dhe të luftojmë. Duhet të dimë që të luftojmë për njëri-tjetrin”, e përfundoi Abrashi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: