Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLirohen 18 punonjësit e burgut të Fierit të akuzuar për veprimtari të...

Lirohen 18 punonjësit e burgut të Fierit të akuzuar për veprimtari të paligjshme

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për punonjësit e burgut të Fierit. Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitjeje ndaj zyrtarëve dhe do të hetohen në gjendje të lirë.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjere të dënuar, këta shtetas kanë kryer veprimtari të paligjshme.

Gjithsej janë konstatuar gjithsej 54 shkelje. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje. Këtu përfshihen sektore si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore.

Nga hetimet është konstatuar se shkeljet kanë të bëjnë me favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës, vlerësime fiktive për sjellje të mirë etj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: