Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSi u arrestua DJ Cherry nga policia

Si u arrestua DJ Cherry nga policia

Mediat kanë publikuar sot detaje nga arrestimi i një emri të njohur të ekranit. Bëhet fjalë për Ardian Kola i njohur për të gjithë si DJ Cherry. Për vite me radhë ai është shfaqur në studion e “Zonë e lirë” të Arian Çanit. 38-vjeçari është arrestuar në Gjirokastër. Ai dyshohet të jetë autor i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. 

Sipas burimeve zyrtare më datë 19 qershor, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Kola nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin. Ai ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Pas kërkimeve, në bashkëpunim me komisariatin nr.2 në Tiranë, u bë e mundur arrestimi i DJ Cherry në kryeqytet. Hetimet po vijon t’i ndjekë policia e Gjirokastrës. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: