Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËYuri Kim zbardh takimin 2 orë në zyrën e Ilir Metës

Yuri Kim zbardh takimin 2 orë në zyrën e Ilir Metës

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zbuluar për çfarë u fol në takimin me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Folëm, mendoj, për mbi dy orë. Ishte një diskutim shumë i mirë dhe disa nga gjërat, ish-Presidenti Meta përmendi disa nga gjërat, dhe mendoj se ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh…” – tha Kim në Opinion.

“Pra, për ne, është normale, është e rëndësishme të kemi kontakte me të gjithë aktorët politikë që janë në Shqipëri. Sepse ne, e para, duam të sigurohemi që e kuptojmë njëri- tjetrin. Së dyti, duam të nxisim njëri-tjetrin. Mendoj, ta ndihmojmë njëri – tjetrin kur ka nevojë ose kur është me vend, që të vazhdojmë ta mbajmë Shqipërinë në rrugën e duhur.

Ndaj, do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes. Por është kufizim nga Uashingtoni dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë” – tha Kim.

Ajo u pyet edhe për hetimin ndaj Metës mbi lobimin në SHBA dhe nëse kishte dhënë ndihmë ambasada për këtë.

“Po. Si parim i gjerë, i përgjithshëm. Kur marrim një kërkesë për informacion nga partnerët e ligjzbatimit kudo në botë dhe ku kemi atë që njihet si traktat i ndihmës ligjore të ndërsjellë, përpiqemi ta ndihmojmë njëri-tjetrin duke ofruar informacion” – tha Kim. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: