Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIApple, do vijë me një aplikacion të ri muzikor

Apple, do vijë me një aplikacion të ri muzikor

Apple po lançon një aplikacion të ri muzikor, i fokusuar në regjistrimet klasike. Kompania zbuloi një vit më parë se do të mbërrinte para fundit të vitit 2022, por që atëherë nuk e ka përmendur app-in.

Megjithatë, me afrimin e këtij afati, referencat për aplikacionin  janë gjetur në kodin ekzistues të Apple. Përditësimet e reja duket se i referohen “Apple Music Classical”. Nuk është hera e parë që shfaqen referenca të tilla. Ato janë shfaqur më parë për aplikacionin dhe në përditësimet e mëparshme të IOS. Kompania njoftoi fillimisht planin  kur bleu Primephonic, një shërbim transmetimi për muzikën klasike.

“Apple Music planifikon të lançojë një aplikacion  dedikuar muzikës klasike vitin e ardhshëm, duke kombinuar ndërfaqen klasike të përdoruesit të Primephonic”, thuhej në një deklaratë. Në një njoftim të veçantë, Primephonic tha se “po punon për një përvojë të re të mrekullueshme të muzikës klasike nga Apple për fillim të vitit të ardhshëm”, por që nuk arriti në kohë.  Ende nuk dihen shumë detaje, nëse do të kërkojë një abonim të veçantë dhe shtesë. Apple ofron transmetimin e muzikës klasike përmes aplikacionit të saj ekzistues Music. Por është i organizuar keq dhe i vështirë për t’u naviguar krahasuar me aplikacione të dedikuara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: