Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjendet numuri i shasisë i makinës së djegur në Shtyllas, dyshohet se...

Gjendet numuri i shasisë i makinës së djegur në Shtyllas, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale (vidio)

Fier -Një automjet i tipit ‘Mercedes Benz’ është gjetur i shkrumbuar totalisht në afërsi të fshatit Shtyllas në Fier.

Makina është pa targa dhe dyshimet janë që mund t’i jetë vendosur flaka qëllimisht. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Makina është gjetur në një rrugë dytësore, lidhëse me By-Passin e Fierit në drejtim të Sgtyllasit. Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nisë puna për identifikimin e pronarit të automjetit nëpërmjet numrit të shasisë e detajeve të tjera, që i kanë shpëtuar djegies.

Grupi i ekspertëve po kontrollon me imtësi nëse ka glzhoja në makinë apo mbetje koncore çka do të çonte në zbulimin e ndonjë ngjarje të rëndë. Paraprakisht thuhet se diegia e kësaj makine mund të ketë lidhje me ndonjë ngjarje në zonën e Lushnjes pasi panë vendit ku u gjet makina e djegur ka pasur dhe uniforma policie me poste në komisariatin e policisë Lushnejs.

Burime konfidenciale pohuan se makina ka qënë tërësisht e djegur, nuk është gjendur ndonjë gjë që të shfaqi interes, por i është konstatuar numuri i shasisë së mjetit çka do i çojë pjestarit e grupit hetimor në identifikimin e pronarit të mjetit. Orët e natës i kanë pezulluar punimet për grupin e ekspertëve të policisë dhe grupot hetimor, por ato do të vazhdojnë ditën e mesërme për shkak të mungesës së dritës.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fier-Levan, në anë të rrugës së fshatit Shtyllas, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip “Benz”, pa targa. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: